Qeni (German Shepherd) i Presidentit Joe Biden, ka kafshuar personelin e Shërbimit Sekret në të paktën 24 raste, sipas dokumenteve të siguruara nga CNN.
"Komandanti" dyvjeçar i Bidenit, ka qenë i përfshirë në incidente me personelin e Shërbimit Sekret dhe anëtarët e mbrojtjes ë Bidenit, sipas të dhënave të CNN të marra përmes një kërkese mbi të drejtën e informacionit.
Këto sulme e detyruan personelin e Shërbimit Sekret të ndryshonte zakonet e tyre në vendin e punës për të shmangur lëndimet e mëtejshme, sipas raportit, i cili përfshinte një email nga një agjent anonim i cili tha se "kafshimet e fundit të qenve na kanë sfiduar të rregullojmë taktikat tona operacionale kur "Komandanti" është i pranishëm".
Incidentet kanë ndodhur në Shtëpinë e Bardhë, si dhe në shtëpitë e Biden në Rehoboth Beach dhe Wilmington, Delaware, si dhe në Nantucket, Massachusetts, ku Bidenët kanë kaluar dy festat e fundit të Falënderimeve, dhe në Camp David.
Këto 24 incidente nuk përfshijnë ngjarjet e mëparshme që kishte raportuar CNN, ndërsa një raport i publikuar korrikun e kaluar nga mbikëqyrësi konservator Judicial Watch listoi të paktën 10 raste të tjera, duke përfshirë një që detyroi një oficer me uniformë të kërkonte trajtim në një spital aty pranë.
Shefi i komunikimit të Shërbimit Sekret Anthony Guglielmi tha se ka qenë "duke mësuar se si të operohet më mirë në një mjedis që përfshin kafshë shtëpiake për shumë administrata presidenciale", duke shtuar se incidentet me "Komandantin" u trajtuan si lëndime në vendin e punës.
Një burim i afërt me familjen Biden tha për CNN se Bidenët ndihen "të zemëruar" dhe "zemërthyer" për incidentet.