Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Presidenti i Sri Lankës, Gotabaya Rajapaksa, është arratisur nga vendi pas protestave masive për shkak të krizës ekonomike.
Lajmi është konfirmuar nga BBC, që raporton se gjatë ditëve të fundit Presidenti qëndronte i fshehur pasi turmat e mëdha të protestuesve hynë brenda pallatit presidencial të shtunën.
Protestuesit kërkonin që Presidenti dhe Kryeministri të largoheshin nga detyra ose do të përballeshin me demonstrata të fuqishme.
Edhe Kryeministri pritet që të largohet nga vendi, raporton BBC.
Banorët e Sri Lankës akuzojnë Presidentin dhe qeverinë për krizën më të rëndë ekonomike me të cilën po përballet vendi ndër dekada