Anesteziologu përdhunon pacienten gjatë prerjes cezariane, gjithçka u filmua me telefonin e fshehur në sallë

12 July 2022, 23:24Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Anesteziologu përdhunon pacienten gjatë prerjes cezariane,
Anesteziologu

Policia braziliane ka arrestuar anesteziologun e spitalit Mulher Sao Joao de Meriti në Rio de Janeiro.

Giovanni Quintella Bezerr, 32 vjeç, dyshohet se ka përdhunuar një paciente gjatë procesit të prerjes cezariane në spital.

Gjithçka është filmuar me telefon që ishte vendosur në mënyrë të fshehtë, brenda sallës së operacioneve.

Bashkëshortit të gruas shtatzënë i është thënë që të dalë nga salla e operacionit para se të fillojë ndërhyrja kirurgjike, por është shokuar nga ajo që ka parë nëpërmjet televizionit kur njohu mjekun që është arrestuar.

Viktima e sulmit seksual i tha familjes se ka pasur halucinacione, por në fund doli se ajo vërtetë ishte përdhunuar.
“Kurrë nuk kam parë diçka të ngjashme”, tha Barbara Lomba, e angazhuar për të kryer hetimet.

Personeli i spitalit siç raporton CNN Brasil, ishte brengosur për shkak të sasisë së anestezionit që Quintella Bezerra e kishte përdorur, e pikërisht për këtë kishin vendosur fshehtazi telefonin për të filmuar ndërhyrjen.

Sipas mediave braziliane, Bezerra e kishte përdhunuar gruan për afro 10 minuta.

Personeli i spitalit i thanë hetuesve se i njëjti mjek kishte vepruar edhe në dy raste të ngjashme, kështu tani policia po heton nëse dy gratë tjera ishin viktima të sulmeve seksuale


Video