Po udhëtonte për të marrë pjesë në një tubim, avioni i Trump bën ulje emergjente

10 Gusht 2024, 09:21Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Avioni me të cilin po udhëtonte Donald Trump është detyruar të bëjë një ulje emergjente për shkak të një problemi teknik, siç ka bërë të ditur stafi i aeroportit Billings.

Donald Trump mori një avion privat në Montana, që ishte destinacioni i tij fillestar.

Ish-presidenti amerikan pritej të merrte pjesë në një tubim në Bozeman për të nxitur kandidatin republikan të Senatit të SHBA Tim Sheehy në garën e tij kundër demokratit aktual Jon Tester.


Video