Përplasen dy tramvaj në Strasburg, mbi 30 të plagosur

11 Janar 2025, 19:35Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Përplasen dy tramvaj në Strasburg, mbi 30 të plagosur

Dy tramvaj në Strasburg, të mbushur me rreth 100 udhëtarë janë përplasur “kokë më kokë” duke shkaktuar mbi 30 të plagosur, 5 prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë.

Autoritetet franceze raportojnë se aksidenti ka ndodhur pasi një prej tramvajeve ka ndërruar aksidentalisht shinat dhe goditi një tjetër tramvaj që ishte i ndalur në stacion.

Kaosi përfshiu zonën, qytetarët të alarmuar shpërthyen xhamat e tramvajeve dhe dolën menjëherë ndërsa tymi mbuloi tunelin nëntokësor pas aksidentit.

Një operacion i madh shpëtimi është duke u zhvilluar ndërsa u pezullua lëvizja mbi shina e trenave te tjerë.

 

Video