Dhjetra fshatra me popullsi të krishtere janë sulmuar nga persona të armatosur një në mesnatën e Krishtlindjeve në Nigeri.
Të paktën 160 persona janë masakruar në befasi, ndërsa rreth 300 të tjerë kanë mbetur të plagosur nga sulmi i armatosur në fshatrat Ndun, Ngyong, Murfet, Makundary, Tamiso, Chiang, Tahore, Gawarba, Dares, Meyenga, Darëat dhe Butura Kampani.
Mediat në perëndim shkruajnë se nuk bëhet fjalë për një sulm me prapavijë fetare, por për grupe të armatosur që tentojnë të grabisin, plaçkitin apo marrin peng persona në këto fshatra.
Megjithatë organizatat fetare të krishtere raportojnë se masakra ka ndodhur për shkak të besimit, teksa autorët nuk kanë grabitur asgjë, por pas vrasjeve u kanë vënë zjarrin shtëpive dhe makinave të fshatrave.
Të paktën 221 shtëpi janë shkrumbuar. Amnesty International akuzoi qeverinë nigeriane për dështimin e parandalimit të sulmit. Sulme të ngjashme ndaj të krishtere në Nigeri kanë ndodhur edhe më parë.
Një i mbijetuar tregoi skenat e horrorit duke thënë se u sulmuan rreth orës 23:00 të 24 dhjetorit. I tha se autorët nuk kursyen as fëmijët.
International Christian Concern (ICC) ka kronizuar sulmet kundër komuniteteve të krishtera nga milicitë Fulani në Nigeri. Më shumë se 50,000 të krishterë janë vrarë në rajonin e Brezit të Mesëm gjatë 20 viteve të fundit dhe miliona të tjerë janë zhvendosur.