Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Paris, ku pesë trupa të pajetë janë gjetur në një qytet në veri-lindje. Sipas mediave lokale, viktimat janë një grua dhe katër fëmijët e saj të vegjël. Trupat e tyre u gjetën në një apartament në qytetin Meaux, i cili është pak më shumë se 41 km nga kryeqyteti francez.
Ndërkohë raportohet se policia është në kërkim të babait 33-vjeçar, i cili është në arrati.
Prokurori Jean-Baptiste Bladier konfirmoi për mediat franceze se shërbimi i policisë gjyqësore të Versajës po hetonte mbi ngjarjen.