Petkoviç fajëson Kurtin për protestat masive në Beograd: Është e qartë pse ai e përkrah opozitën

25 December 2023, 19:47Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Petkoviç fajëson Kurtin për protestat masive në Beograd:
Petar Petkoviç

Negociatori i palës serbe në dialogun Kosovë – Serbi, Petar Petkoviç, ka fajësuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin për mbështetje të protestave opozitare në Beograd, duke thënë se ai “po i sulmon çdo ditë serbët në Kosovë”.

Pas protestave masive në Beograd kundër parregullsive në zgjedhjet parlamentare tç fituara nga partia e presidentit Aleksandar Vuçiç, Petkoviç është shprehur në rrjetin social “X” se “tërbimi i opozitës së Gjilasit e ka kënaqur Kurtin dhe mediat në Prishtinë”.

“Është e qartë pse Kurti e ka përkrahur hapur opozitën e Gjilasit, derisa sulmon çdo ditë serbët në Kosovë”, ka thënë ai.

Mediat e pavarura serbe kanë raportuar për dhunën e ushtruar nga policia ndaj protestuesve opozitarë në Beograd.

Opozita e ka akuzuar Vuçiçin për vjedhje të votave në shumë qytete, ndër to edhe në Beograd.


Video