Paralajmërohet një verë e nxehtë, Spanja regjistron që në maj temperatura mbi 40 gradë

21 May 2022, 23:09Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Paralajmërohet një verë e nxehtë, Spanja regjistron që

Disa pjesë të Spanjës po përjetojnë majin e tyre më të nxehtë ndonjëherë me temperatura mbi 40 gradë Celsius në disa vende, sipas agjencisë shtetërore të motit, AEMET.

Agjencia lëshoi paralajmërime për mot të nxehtë në 10 rajone për të shtunën, duke thënë se mund të jetë "një nga valët më intensive" të të nxehtit ndër vite.

Qyteti i Jaén në Spanjën jugore regjistroi të premten temperaturën më të lartë të majit prej 40 gradë Celsius.

Ndryshimet klimatike po i bëjnë valët e të nxehtit më të shpeshta dhe më intensive.

Moti i ngrohtë pranveror i Spanjës është rezultat i ajrit të nxehtë që vjen nga Afrika e Veriut, duke bërë që temperaturat të rriten deri në 15 gradë Celsius mbi mesataren për këtë periudhë të vitit.

Rajonet më të goditura janë Andaluzia në jug, Extremadura në jug-perëndim, Madridi dhe Castilla La Mancha në qendër dhe Aragoni në veri-lindje.

Ministria e shëndetësisë e Spanjës u bëri thirrje banorëve të pinë shumë ujë dhe të qëndrojnë në vende të freskëta kur është e mundur. Mes këshillave ishte edhe reduktimi i aktivitetit fizik.

 


Video