Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të enjte se është duke biseduar bisedonte me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, ndërsa po shqyrton përpjekjen e Ukrainës për raketa me rreze të gjatë veprimi.
“Po flas me Presidentin Putin tani”, shkroi Trump në faqen e tij të internetit Truth Social pak pasi një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë konfirmoi telefonatën për Associated Press dhe Reuters.
“Biseda është duke vazhduar, është e gjatë, dhe unë do të raportoj përmbajtjen, ashtu si edhe Presidenti Putin, në përfundim të saj. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje!”
Telefona vjen përpara takimit të Trump të premten në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili ka ushtruar presion ndaj Trump që t’i shesë Kievit raketa Tomahawk që do t’u lejonin forcave ukrainase të godisnin më thellë në territorin rus.
Zelensky ka argumentuar se sulme të tilla do ta detyronin Putinin t’i merrte më seriozisht thirrjet e Trump për negociata të drejtpërdrejta midis Rusisë dhe Ukrainës për t’i dhënë fund luftës.