Presidenti amerikan Donald Trump pritet të flasë me Vladimir Putinin në një telefonatë sot, në një përpjekje tjetër për t'i dhënë fund luftës kundër Ukrainës.
Biseda vjen vetëm një ditë para se Trump të takohet me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pas spekulimeve se SHBA-të mund të lejojnë përdorimin e raketave Tomahawk nga Kievi.
Trump e ka kritikuar Putinin në muajt e fundit për mungesën e gatishmërisë së tij për t'i dhënë fund luftimeve në Ukrainë, ose për t'u takuar ballë për ballë me Zelenskin për bisedime paqeje.
Zelensky do të takohet me Trumpin në Shtëpinë e Bardhë të premten, ku pritet t'i kërkojë Presidentit të SHBA-së armë më të përparuara. Më herët këtë javë, Trump tha se ishte i gatshëm t'i jepte Ukrainës armët nëse Putini vazhdonte të ndalonte paqen në rajon.