Oligarkët rusë po humbasin jahtet në portet e Europës

3 March 2022, 18:42Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Oligarkët rusë po humbasin jahtet në portet e Europës

Autoritetet perëndimorë kanë sekuestruar super jahte në pronësi të oligarkëve rusë, si pjesë e sanksioneve kundër Rusisë pas pushtimit të Ukrainës.

Një jaht në pronësi të Igor Sechin, shefit të kompanisë ruse të energjisë, Rosneft, u kap nga doganierët francezë pranë Marsejës.

Sipas raportimeve, autoritetet gjermane sekuestruan një tjetër jaht prej 600 milionë dollarësh në pronësi të manjatit rus të metalit Alisher Usmanov.

Këto janë lëvizjet më të fundit kundër Rusisë ndërsa sanksionet janë ashpërsuar.

BBC raporton se disa oligarkë të sanksionuar nga Bashkimi Europian janë "tronditur" kur kanë zbuluar se kartat e tyre të debitit nuk funksionojnë më dhe tani ata po mbështeten në përdorimin e parave të gatshme nga kasafortat.

Francezët vepruan shpejt të mërkurën, kur oficerët e doganës vunë re se "Amore Vero" 88 metra e Sechin po përgatitej për t’u larguar me shpejtësi.

Ai mbërriti në portin mesdhetar të La Ciotat në janar dhe do të qëndronte atje, ndërsa po riparohej deri më 1 prill.

Në kantierin e anijeve në Hamburg, autoritetet kapën 156 metra "Dilbar" të Usmanovit, jahti motorik më i madh në botë për nga tonazhi bruto, sipas revistës Forbes.


Video