"Oh moj nënë", Shqiptarët rrihen barbarisht nga njësitë speciale në burgun maqedonas (Video tronditëse)

21 Nëntor 2023, 08:32Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Një video e rëndë po qarkullon në rrjetet sociale, ku shihet se si policia dhunon disa persona në një burg.

Video thuhet se është filmuar në Maqedoninë e Veriut, teksa personat e dhunuar janë shqiptarë. Personi që e ka filmuar këtë video shkruan se shqiptarët po dhunohen çdo ditë nga njësitë speciale maqedonase.

Ndërkohë, në video dëgjohet se si personat e dhunuar bërtasin me të madhe nga dhimbjet, duke thirrur “O nënë moj”, që tregon se janë shqiptarë.

Si në Maqedoninë e Veriut, ashtu edhe në Greqi, ka shumë raportime për keqtrajtime të shqiptarëve që janë të burgosur, teksa disa raste kanë përfunduar edhe tragjikisht me vdekje.

Video