"Nuk e pranoja dot, ishte e rëndë" - Ramush Haradinaj rrëfen vrasjen e vëllait dhe luftën kundër serbëve

20 September 2026, 20:21Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

"Nuk e pranoja dot, ishte e rëndë" - Ramush Haradinaj

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë një aventure në ngjitjen e maleve me “Të Guximshmit” në Top Channel, ka rrëfyer një nga momentet më të vështira të jetës së tij.

Haradinaj ka kujtuar vrasjen e vëllait të tij në vitin 1997, duke e cilësuar si një humbje që nuk e kishte të lehtë ta pranonte.

Ish-kryeministri Haradinaj është shprehur se lufta në Kosovë ka qenë e vështirë dhe e dhimbshme, po ashtu edhe nga ana emocionale.

“Rasti i pritës kur isha me vëllanë, me Luanin, vrasja…

Kur vritet i pari i familjes tënde, është një ndryshim i madh që nuk e pranon lehtë, e mohon.

Luani është vrarë në ’97. Lufta ka qenë e vështirë, e dhimbshme, e dhunshme, edhe nga ana emocionale.

Kur humb njerëz, është e rëndë”, u shpreh Haradinaj.


Video