"Nuk duhet të martoheshe me mësuesen tënde", Macron shkakton të qeshura në sallë me përgjigjen e tij (Video)

9 January 2023, 09:06Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

"Nuk duhet të martoheshe me mësuesen tënde", Macron

Një moment epik është shënuar gjatë takimit të presidentit Emmanuel Macron me gazetarët autikë.

Presidenti i Francës Emmanuel Macron u habit gjatë një diskutimi me gazetarët e La Papotin, një medium i themeluar në vitin 1990 në një qendër ditore në Paris për të rinjtë që jetojnë me autizëm.

Ajo çfarë mori vëmendje dhe u bë virale kishte të bënte me marrëdhënien e Macron me gruan e tij Brigitte.

“Ai është presidenti. Ai duhet të japë shembull dhe të mos martohet me mësuesen e tij”, ishte komenti që u lexua nga vetë presidenti.

Brigitte Macron ishte nënë e tre fëmijëve dhe 24 vjet më e madhe se Emmanuel kur u takuan në shkollën e mesme ku ai ishte student dhe ajo mësuese përpara se të martoheshin përfundimisht në 2007.

Macron zgjodhi t’i japë përgjigje duke thënë: “Nuk mund të zgjedhësh me kë bie në dashuri. Ajo nuk ishte mësuesja ime, ajo më mësoi si të aktroja.”


Video