Një anëtar i agjencisë shtetërore të lajmeve ruse mori akses në Zyrën Ovale për të mbuluar takimin e presidentit amerikan Donald Trump me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, ndërkohë që AP dhe Reuters u ndaluan nga takimi i nivelit të lartë.
Një korrespondent për TASS, një organizatë shtetërore ruse e medias, ishte në mesin e një grupi gazetarësh të zgjedhur me kujdes të pranishëm në Zyrën Ovale për takimin e liderëve, i cili është pjesë e përpjekjeve të SHBA-së për t'i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë.
Megjithëse grupi i gazetarëve në Zyrën Ovale u zgjodh me kujdes, Shtëpia e Bardhë i ka mohuar zërat se i lejoi akses gazetarit të TASS
“TASS nuk ishte në listën e miratuar të mediave për grupin e sotëm”, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë për CNN në një deklaratë. “Sapo u kuptua nga stafi i zyrës së shtypit se ai ishte në Zyrën Ovale, ai u përcoll jashtë nga Sekretari i Shtypit”.
“Ai nuk është në listën e miratuar për konferencën për shtyp”, tha zyrtari.
Kjo ngjarje vjen tre ditë pasi Shtëpia e Bardhë njoftoi se do të zhbënte zgjedhjen e gazetarëve të grupit nga Shoqata e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, duke thyer një precedent prej dekadash.
Karoline Leavitt, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, e promovoi masën si demokratike, duke theksuar se WHCA “nuk duhet të ketë më monopol mbi privilegjin e aksesit të shtypit në Shtëpinë e Bardhë”.
Pavarësisht garancive nga Shtëpia e Bardhë se korrespondenti i TASS nuk ishte miratuar, prania e personelit në Zyrën Ovale nxjerr në pah një shkelje të konsiderueshme të protokollit nga Shtëpia e Bardhë, raporton CNN. Ndërsa Shtëpia e Bardhë merr kontrollin e listës së gazetarëve, prania e personelit të TASS përfaqëson një gabim të mundshëm sigurie nga ana e Shtëpisë së Bardhë.
Ndonëse një anëtari të agjencisë shtetërore të lajmeve të Rusisë iu lejua aksesi në Zyrën Ovale, megjithëse dyshohet se aksidentalisht, punonjësit theksuan se Associated Press dhe Reuters nuk u lejuan të uleshin në bisedime.