Ngjarje tronditëse në Gjakovë, pronari i lokalit vret klientët e tij (EMRAT+ FOTO)

16 Mars 2026, 09:19Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Lokali ku ka ndodhur vrasja

Një person ka mbetur i vrarë në Gjakovë në orët e para të mëngjesit.

Burime për Indeksonline bëjnë të ditur se viktima është Rasim Binakaj, 38- vjeçar. Vëllai i viktimës ka mbetur i plagosur nga ky incident.

Po ashtu Indeksonline mëson se vrasësi dyshohet të jetë Nexhdet Zymberaj. Ai tashmë është shpallur në kërkim nga policia. 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur si pasojë e një konflikti të çastit ku Zymberaj dyshohet se ka plagosur dhe vrarë klientët e tij brenda lokalit.

Ngjarje tronditëse në Gjakovë, pronari i lokalit vret
Viktima Rasim Binakaj

Video