Netanyahu: Mund të ketë marrëveshje për lirimin e pengjeve izraelite

13 November 2023, 08:04Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Netanyahu: Mund të ketë marrëveshje për lirimin e pengjeve
Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu është pyetur nëse mund të arrihet një marrëveshje për lirimin e rreth 240 pengjeve izraelitë të marrë gjatë sulmit të 7 tetorit. “Mund të ketë,” tha ai për emisionin Meet the Press të rrjetit televiziv amerikan NBC.

“Sa më pak të them për këtë, aq më shumë do të rris shanset që të materializohet.” Netanyahu nuk dha asnjë detaj, por tha se “një gjë” që mund të detyronte një marrëveshje ishte “presioni ushtarak” që forca e tij mbrojtëse po ushtronte ndaj Hamasit.

Por një zyrtar amerikan i paidentifikuar ka argumentuar se do të duhej një pauzë “mjaft e rëndësishme” në konflikt. Kryeministri Netanyahu ka refuzuar thirrjet në rritje për një armëpushim nëse nuk përfshin lirimin e të gjithë pengjeve.


Video