Nëna e vlonjatit kërkon falje publike në televizionet greke: Ndihmova policinë ta ndalonte

1 November 2022, 23:33Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Nëna e vlonjatit kërkon falje publike në televizionet greke:
Spartak Durmishi

Nëna e 45 vjeçarit Spartak Durmishi, vlonjati i akuzuar për përdhunime dhe sulme seksuale në Greqi, ka folur për televizionet vendase dhe ka kërkuar falje publike për veprimet e djalit të saj. Durmishi ju dorëzua mbrëmjen e djeshme autoriteteve greke, nga pala shqiptare.

Gruaja ka treguar si është ndaluar djali i saj dhe se vetë ajo ka ndihmuar Policinë shqiptare që ta gjente.

“I thashë motrës sime që jeton në Shqipëri t’ia jepte çelësin e shtëpisë policisë shqiptare. Kur shkuan në shtëpi me një vinç, u përpoqën ta arrestonin, por djali im theu grilën dhe u arratis. Iku, u tha se do vishte rrobat, por i gënjeu. Shkoi në garazhin e një shoku që të fshihej, ndërsa ky i fundit mori policinë dhe kështu e kanë kapur”, u shpreh nëna.

Më tej, ajo ka treguar se natën kur i biri 45 vjeçar abuzoi seksualisht me një greke, kur ishte kthyer në shtëpi e kishte pyetur se çfarë kishte ndodhur. Mirëpo, sipas rrëfimit, Spartak Durmishi e kishte rrahur.

“Mëngjesin pas asaj nate, më 23 tetor po pyesja djalin se ku ishte dhe ai më rrahu .Më duhej të thërrisja për ndihmë, askush nuk u përgjigj dhe ai më tërhoqi përsëri për të më rrahur. Ai më ka goditur shumë herë . Nuk e dija numrin për të thirrur policinë”, shtoi nëna e 45-vjeçarit, e cila kërkoi falje publike për djalin e saj.


Video