
Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës njoftoi se qindra-mijëra qytetarë qytetarë të aftë për luftim po u bashkohen thirrjeve për mobilizim.
Ajo thotë se ka thjeshtuar procedurat e rekrutimit, ku për të gjithë ukrainasit nga 18 deri në 60 vjeç mjafton një pasaportë dhe aftësia për të mbajtur një armë që të bëhen pjesë e forcës mbrojtëse.
Radhët janë regjistruar në Kiev, Dnipro, Kharkiv dhe qytete të tjera të vendit.
Sipas Ukrainës, rezistenca ndaj pushtuesve rusë vazhdon dhe ajo bëhet gjithnjë e më e fortë me kalimin e minutave dhe orëve.
Ndërkohë, humbje të rusëve janë raportuar në Kharkiv dhe Chenihiev, ku disa raportime të pakonfirmuar flasin për qindra ushtarë rusë të zënë rob dhe dhjetra mjete të blinduara të shkatërruara.
Ukraina ka konfirmuar deri më tani rreth 70 tanke, avionë, helikopterë, mjete të blinduara dhe artileri ruse të shkatërruara nga trupat e saj.








