Ndodh në Selanik! 39-vjeçarja i vendos eksploziv bankës, kthehet të kontrollojë lëndën plasëse dhe vdes

3 May 2025, 16:29Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ndodh në Selanik! 39-vjeçarja i vendos eksploziv bankës,
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një grua 39-vjeçare gjeti vdekjen si pasojë e një shpërthimi të ndodhur jashtë degës së një banke në Selanik të Greqisë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 05:00 të mëngjesit të kësaj të shtune, jashtë parkingut të bankës që ndodhet në qendër të qytetit.

Mediat greke duke iu referuar burimeve policore, thonë se dyshimet kryesore janë se viktima është dhe autorja e vendosjes së lëndës plasëse.

Dyshime këto që duket se përforcohen edhe nga kamerat e sigurisë.

Ndodh në Selanik! 39-vjeçarja i vendos eksploziv bankës,

Sipas asaj që shkruan Protothema, pasi vendosi eksplozivin, 39-vjeçarja u nis të largohej. Por duke mos dëgjuar shpërthimin e pritur, ajo u kthye të kontrollonte nëse e kishte bërë punën siç duhej. Pikërisht në këtë moment lënda plasëse shpërtheu duke i marrë jetën.

Ndodh në Selanik! 39-vjeçarja i vendos eksploziv bankës,

Banorë të zonës thanë se shpërthimi ishte aq i fortë sa menduan se bëhej fjalë për tërmet.

39-vjeçarja humbi jetën në spital. Gruaja rezulton një emër i njohur për autoritetet greke. Ajo kishte qenë më parë në burg për përfshirje në grabitje prostitucion dhe drogë.

Ndër të tjera, ajo u arrestua në vitin 2021 së bashku me një burrë dhe u akuzua për posedim të paligjshëm të armëve dhe strehim të një krimineli.



Video