
Rusia po përgatitet për të ndaluar hyrjen në territorin e saj të shtetasve nga vende “jomiqësore”, raporton Reuters.
Në këtë listë ku bën pjesë dhe Shqipëria, janë edhe vendet e Bashkimit Europian, SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar.
Russian Foreign Minister Sergey Lavrov has announced that Moscow is preparing a decree to restrict citizens of "unfriendly countries" from entering the country.
— Jonny Tickle (@jonnytickle) March 28, 2022
The list includes EU, UK, USA, Ukraine, amongst others: pic.twitter.com/PfPjkZn3Uu
Ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov, tha po hartohet një dekret presidencial për këtë qëllim.
Sipas tij, do të ketë heqje të vizave për veprime jo miqësore për një numër vendesh.
Ai theksoi se ndalimi nuk do të jetë kategorik, pasi dekreti do të përcaktojë kufizime për të hyrë në Rusi pa shpjeguar qëllimin e vizitës.
Rusia ka zgjeruar listën e vendeve ‘jomiqësore’ pas sanksioneve të vendosura nga Perëndimi ndaj Moskës pas pushtimit të Ukrainës.