Momente prekëse/ Ekipet e shpëtimit nxjerrin nga rrënojat pas 102 orësh familjen me 6 anëtarë (Video)

10 February 2023, 13:05Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Momente prekëse/ Ekipet e shpëtimit nxjerrin nga rrënojat pas 102

Edhe pse u bënë disa dita tashmë që nga e hëna kur Turqia dhe Siria u goditën nga dy tërmete të fuqishme, për fat të mirë njerëz të gjallë vijojnë të nxirën nga rrënojat.

Rasti i radhës shpresëdhënës vjen nga Hatay, zona më e prekur nga tërmeti në Turqinë jugore, ku ekipet e shpëtimit arritën të shpëtonin gjashtë anëtarë e një familjeje. Ata kishin qëndruar nën rrënoja për 102 orë.

Sipas raportimeve, të gjashtë personat e shpëtuar u gjetën të grumbulluar në një batanije, në një hapësirë ​​të vogël të mbetur brenda banesës së tyre të dëmtuar.

Sapo anëtarët e parë të familjes nisën të liroheshin, ekipet e shpëtimit nuk mundën t’i mbanin lotët. Bëhet fjalë për një çift dhe katër fëmijët e tyre  (nga 15 deri në 24 vjeç).

Tashmë vijon përpjekjet për të çliruar edhe edhe familjarët e çiftit që banonin në banesën përballë.


Video