E trishtë/ Adoleshenti i shpëtuar pas 94 orësh nga rrënojat tregon se mbijetoi duke pirë urin*n e tij

10 February 2023, 09:17Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

E trishtë/ Adoleshenti i shpëtuar pas 94 orësh nga rrënojat

Një adoleshent u nxorr i gjallë nga rrënojat e një ndërtese të shembur në qytetin turk të Gaziantep, epiqendra e tërmetit të fuqishëm, mëngjesin e të premtes, 94 orë pas lëkundjes katastrofike.

Ekipet e shpëtimit qanë, duartrokitën dhe brohoritën emrin e tij ndërsa nxorrën Adnan Muhammed Korkut, 17 vjeç, nga bodrumi ku ai kishte mbetur i bllokuar.

Ky shpëtim vjen në një moment teksa shanset për të gjetur më shumë të mbijetuar po zvogëlohen, dhe shkalla mesatare për të gjetur të mbijetuar ka rënë në 6% sot, në ditën e pestë të fatkeqësis, sipas ekspertëve.

“Faleminderit Zotit që mbërritët”, tha ai duke përqafuar nënën e tij. Faleminderit te gjitheve.” Adnani nuk ishte lënduar shumë, por tha se ishte i detyruar të pinte urinën e tij për të mbijetuar.

“Unë kam një djalë si ju”, i tha një punonjës shpëtimi. “Të betohem, nuk kam fjetur për katër ditë. Të betohem se nuk kam fjetur, po përpiqesha të të nxjerr jashtë”, i tha anetari i ekipit te shpetimit, ne momentet prekese.


Video