Misteri në SHBA / 60 makina policie për të arrestuar 4 adoleshentë! Por disa besojnë se ishin ALIENË

5 January 2024, 21:55Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Misteri në SHBA / 60 makina policie për të arrestuar 4
Foto nga vendngjarja


Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Majemi, ku më shumë se 60 makina policie kanë rrethuar zonën pranë një qendre tregtare, për arrestimin e disa adoleshentëve.

Sipas raportimeve nga mediat amerikane, adoleshentët po rriheshin me shkopinj dhe fishekzjarre, duke krijuar në të njëjtën kohë panik të madh te qytetarët e shumtë që ndodheshin në qendrën tregtare "Bayside Market Place".

Nga pamjet e pazakonta dallohen 60 makina policie që kanë rrethuar zonën.

Misteri në SHBA / 60 makina policie për të arrestuar 4

Policia tha se nuk kishte kryer asnjë arrestim dhe se nuk kishte të dhëna për persona të plagosur.

Por më vonë, CBS Miami konfirmoi se 15 adoleshentë, kryesisht me ngjyrë, kishin rrahur brutalisht një shofer.

Përveç makinave të shumta të policisë, në vendngjarje kanë fluturuar edhe helikopterë të forcave të rendit.

Misteri në SHBA / 60 makina policie për të arrestuar 4

Por sikur të mos mjaftonte kjo, në rrjetet sociale janë përhapur tashetheme të çuditshme se prania e madhe e policëve nuk ishte për shkak të sherrit të adoleshentëve, por për shkak të disa...alienëve.

Sipas teorive konspirative, qytetarë të shumtë "kanë parë" krijesa 2-3 metra të gjata duke ecur brenda dhe jashtë qendrës tregtare. Por megjithëse jetojmë në një kohë kur thuajse asgjë nuk i shpëton kamerës së celularit, deri tani nuk ka asnjë filmim që tregon diçka të tillë.



Video