Mira Murati CEO për 48 orë? Sam Altman raportohet se po kthehet sërish në krye të "Open AI"

19 November 2023, 15:03Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mira Murati CEO për 48 orë? Sam Altman raportohet se po kthehet
Nga e majta: Mira Murati, Sam Altman, Greg Brockman dhe Ilya Sutskever

Shqiptaro-amerikania Mira Murati mund të jetë një prej shefave ekzekutivë më jetëshkurtër, pas dyshimeve se themeluesi i kompanisë "Open AI", Sam Altman po rikthehet në postin që mbante.

Altman u shkarkua pas një vendimi të befasishëm të bordit prej 6 anëtarësh, ku tre anëtarë të jashtëm votuan pro shkarkimit të tij, ndërsa votën e diferencës e bëri shoku i tij Ilya Sutskever.

Mes këtij të fundit, i cili flitet se është shkaktari i "dramës" në Silicon Valley, dhe Altman dyshohet se kishte pasur krisje të forta, por arsyet nuk janë bërë të ditura.

Murati, e cila mbante postin e shefit teknik, u caktua si "CEO" e përkohëshme.

Altman, themelues i Open AI, një prej kompanive lidere të Inteligjencës Artificiale, zhvilluese e Chat GPT, nuk e mori mirë lajmin e shkarkimit duke kërcënuar se do të "fundoste' kompaninë.

Raportohet se shumë punonjës iu bashkuan revoltës, ndërsa bashkëthemeluesi i "Open AI", Greg Brockman dha menjëherë dorëheqjen duke iu bashkuar gjithashtu Altman.

Së fundmi, Altman ka ngatërruar edhe më tepër ndjekësit e tij pasi në rrjetin social "X" ka shkruar "e dua shumë ekipin e openai", koment që Mira Murati i është përgjigjur me një emoji zemër.


Video