Mijëra njerëz protestë në Prishtinë kundër Speciales, iu bashkohen dhe djemtë e Thaçit dhe Veselit

17 September 2026, 22:55Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Mijëra njerëz protestë në Prishtinë kundër

Mijëra njerëz u mblodhën dhe sot në Prishtinë, për të protestuar kundër Gjykatës Speciale.

Protestës iu bashkua dhe djali i Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka falenderuar sërish popullin shqiptar për mbështetjen ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke thënë se UÇK-ja është e pastër.

“Dua t’i falënderoj të gjithë popullin shqiptar për mbështetje, jemi falënderues shumë. Populli është me UÇK-në, ushtria është e pastër”, deklaroi Thaçi.

Protestës iu bashkua edhe Klestor Veseli, djali i ish-kryetarit të Kuvendit dhe ish-udhëheqësit të UÇK-së, Kadri Veseli.

Ai tha se pajtohet me deklaratën e Endrit Thaçit dhe u bëri thirrje gazetarëve që të dëgjojnë qytetarët e mbledhur në protestë.

“Nuk kam asgjë me shtu prej asaj që e tha Endriti. Ju ftoj t’i drejtoni mikrofonat, dëgjojeni popullin çka thotë”, tha Veseli para gazetarëve. 


Video