Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Një granatë u hodh në shtëpinë e ambasadorit norvegjez në Izrael, Kar Rider S, i cili jeton në Herzliya, raportojnë mediet izraelite.
Aktualisht nuk raportohet për të lënduar, veç dëmeve materiale. Automjetet e policisë dhe një specialist i çaktivizimit të bombave ndodhen në vendngjarje, sipas faqes izraelite të internetit "israelhayom" dhe "nrk" norvegjeze.
Informacioni u publikua në llogarinë personale në "X" nga një gazetar izraelit.
"Një granatë u hodh në rezidencën e ambasadorit norvegjez në Herzliya. Nuk pati të lënduar, vetëm dëme materiale, shkruan gazetari izraelit Or Ravid në X. Ravid punon për stacionin televiziv izraelit Channel 12.