Gazetarja britanike, Cathy Newman është përplasur keq me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov pasi në një konferencë për media, gazetarja iu drejtua atij duke i thënë ‘Më shiko drejt në sy edhe më thuaj si mund të flini natën duke e ditur se bombat ruse po i vrasin fëmijët?’.
Kjo pyetje e acaroi shumë ministrin e jashtëm rus, deri në një moment kur i tha se "po luan drejtuesen e një talk show".
Megjithëkëtë, gazetarja e pyeti se a e ka përgatitur mbrojtjen pasi Rusia po hetohet nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës për krime lufte.
Gazetarja: Zoti Lavrov, dua të pyes diçka për Polina Zapadynskaya. Ajo ishte në vitin e fundit të shkollës fillore. Ajo u qëllua për vdekje nga rusët, ndërsa ishte në veturë me familjen e saj në Kiev, të shtunën. në e di se ti ke një vajzë gjithashtu, dua të më shikoni në sy dhe të më tregoni, si mund të flini natën duke e ditur që bombat dhe plumbat rusë po i vrasin fëmijët?
Lavrov: Pra, cfarë mund të them tjetër përveç asaj që kam thënë tashmë. Çdo jetë e njeriut është e çmuar. Çdo aksion ushtarak fatkeqësisht lidhet me humbjen e jetëve. Jo vetëm në mesin e personelit ushtarakë por edhe në mesin e civilëve. Personeli ynë ushtarak që tashmë është i përfshirë në këtë operacion special kanë një urdhër shumë të rreptë për të përdorur vetëm saktësi të madhe pajisje ushtarake për të shtypur infrastrukturën ushtarake. Madje edhe kazermat ku ushtria ukrainase është e vendosur nuk janë subjekt i ndonjë sulmi. Unë vetëm mund të shpreh ngushëllimet e mija.