Mbi 50 raketa iraniane drejt Izraelit, nuk rapotohet për dëme

15 June 2025, 15:50Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mbi 50 raketa iraniane drejt Izraelit, nuk rapotohet për dëme
Foto ilustruese

Një valë e re me rreth 50 raketa balistike janë lëshuar nga Irani në drejtim të Izraelit, ndërsa aktualisht besohet se pjesa më e madhe e tyre janë interceptuar në ajër.

Në Tel Aviv qytetarë të shumtë kanë nxituar në strehimoret nën tokë, teksa alarmi ka nisur të dëgjohet.

Kjo valë raketash nga Irani duket se është një tjetër kundërpërgjigje ndaj sulmeve të Izraelit më herët gjatë ditës së sotme, ku u targetuan dhe u goditën disa objektiva të rëndësishme ushtarake në Teheran. Sipas raportimeve, raketat izraelite kanë goditur edhe në objekte civile.


Video