Macron refuzon “Bordin e Paqes” për Gazën, Trump moskokëçarës: Askush s'e do atë!

20 Janar 2026, 07:51Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Macron dhe Trump

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar ashpër ndaj vendimit të presidentit francez Emmanuel Macron për të mos iu bashkuar “Bordit të Paqes”, një iniciativë për rindërtimin e Gazës.

Duke folur për gazetarët të hënën, Trump e minimizoi refuzimin e Macronit, duke deklaruar se, "Epo, askush nuk e do atë sepse ai do të largohet nga detyra shumë shpejt, kështu që, e dini, kjo është në rregull. Do të vendos një tarifë doganore prej 200% për verërat dhe shampanjën e tij, dhe ai do të bashkohet. Por nuk është i detyruar", paralajmëroi presidenti amerikan.

Deklaratat e presidentit amerikan shtojnë tensionet mes Uashingtonit dhe Parisit, në një moment delikat për diplomacinë ndërkombëtare lidhur me situatën në Gaza dhe përpjekjet për rindërtimin e saj.


Video