“Luftën e kemi fituar”, Trump: Irani i dha SHBA-ve një “dhuratë” me vlerë të madhe

24 March 2026, 20:57Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Luftën e kemi fituar”, Trump: Irani i dha SHBA-ve një
Donald Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump, gjatë një konference për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, komentoi situatën në Lindjen e Mesme dhe rolin e SHBA-ve në konfliktin me Iranin.

Gjatë fjalës së tij, ai vlerësoi Emiratet e Bashkuara Arabe si “shumë të mira” dhe Katarin si “të shkëlqyer”. Kur u pyet se sa shpresë ka që një marrëveshje paqeje me Iranin të funksionojë, Trump ishte i prerë: “Kjo luftë është fituar.”

Në një deklaratë tjetër, Trump tha se regjimi iranian ka rënë dakord që vendi nuk do të ketë kurrë armë bërthamore, një pohim që ai e ka bërë edhe më parë gjatë këtij konflikti.

Presidenti amerikan u pyet gjithashtu për ekipet e tij të negociatave në Iran: “Ne i vramë të gjithë udhëheqjen e tyre, dhe pastaj ata u mblodhën për të zgjedhur udhëheqës të rinj dhe ne i vramë të gjithë. Tani kemi një grup të ri… të shohim si do të dalin.”

Trump theksoi se sulmet e përbashkëta SHBA-Izrael kanë çuar në një “ndryshim regjimi”, por ai paralajmëroi: “Unë nuk i besoj askujt.”

Sipas tij, kjo tregon se “po merremi me njerëzit e duhur”.

Trump theksoi se Irani i ka dhënë SHBA-ve një “dhuratë” me vlerë të konsiderueshme, e lidhur me çështjet e naftës, gazit dhe Ngushticës së Hormuzit.

“Na dhanë një dhuratë shumë të madhe, me vlerë të jashtëzakonshme, por nuk do të tregoj se çfarë është”, u shpreh Trump gjatë një deklarate në Shtëpinë e Bardhë.

Ai theksoi se ky veprim i Iranit është një sinjal pozitiv për negociatat mes palëve.

“Kjo më tregoi se po merremi me njerëzit e duhur”, shtoi presidenti amerikan.

Trump sqaroi se “dhurata” nuk lidhet me programin bërthamor, por me sektorin energjetik, duke lënë të kuptohet se mund të ketë lidhje me rrjedhën e naftës dhe gazit përmes Ngushticës së Hormuzit.

I pyetur nëse kjo do të thotë kontroll i SHBA-ve mbi këtë rrugë strategjike, ai u përgjigj: “Do të kemi kontroll mbi gjithçka që duam.”

Presidenti amerikan shtoi gjithashtu se beson që lufta mund të përfundojë së shpejti.

“Mendoj se do ta mbyllim këtë luftë”, deklaroi ai.

Trump përsëriti gjithashtu pohimet e mëparshme se Irani nuk ka më flotë, udhëheqës apo radar, duke e quajtur operacionin amerikan një “sukses të jashtëzakonshëm”.


Video