E reja ukrainase sjell në jetë djalin e saj në Shqipëri

23 March 2022, 11:38Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E reja ukrainase sjell në jetë djalin e saj në Shqipëri
Lufta e largoi nga atdheu i saj, e reja ukrainas sjell në jetë djalin e saj në Shqipëri

Në Shqipëri aktualisht kanë mbërritur mbi 300 ukrainas të cilët kanë ikur nga vendi i tyre për shkak të luftës. Bledi Bajraktari- Konsulli i Nderit të Ukrainës i ftuar ka dhënë edhe një lajm të mirë lidhur me këta ukrainas, duke thënë se në Shqipëri ka ardhur në jetë fëmija i parë nga ky grup të larguarish lufte.

Një vajzë ukrainase ka sjellë në jetë një djalë të shëndetshëm, tha Konsulli i Nderit i Ukrainës.

“Kushdo që ka ardhur në mënyrë individuale dhe ne nuk e dimë do u thoja të lënë kontaktet në ambasadën e Ukrainës dhe tu vijmë në ndihmë. Një pjesë e kanë përdoru mbërritjen për të ikur në Shqipëri. Është rritur numri me dhjetëra. Kemi dhe të lindurin e parë. Një vajzë refugjatë para dy ditësh solli në jetë djalin e saj” tha ai.

Mes të tjerash Konsulli ka shpjeguar se ukrainasit kanë filluar edhe kërkesat e para për të marrë statusin e azilantit në vendin tonë.


Video