Lideri i Hezbollah: Irani do t'i përgjigjet Izraelit, me të drejtë janë frikësuar

6 Gusht 2024, 20:52Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ushtarë të Hezbollahut

Lideri i Hezbollahut, Nasrallah është shprehur se do të përgjigjen ndaj Izraelit pas vrasjes së komandantit ushtarak dhe udhëheqësit politik të Hamasit.

Nasrallah thekson se Izraeli ka të drejtë që i frikësohet sulmit nga Irani dhe nga boshti i rezistencës.

Sipas tij, Izraeli nuk është më fuqia e pathyeshme që mundi ushtritë më të mëdha arabe në luftrat e shkuara, pasi sot duhet të mbështet në mbështetjen e SHBA, Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe disa vendeve arabe për t’u mbrojtur nga një sulm iranian i mundshëm.

"Irani do të përgjigjet, Hezbollahu do të përgjigjet, Jemeni do të përgjigjet dhe armiku pret, shikon dhe vlerëson çdo reagim", tha Nasrallah.

Më tej ai shtoi se "pritja izraelite është pjesë e dënimit, përgjigjes dhe betejës, e cila është gjithashtu psikologjike".

Video