Lëkundje të forta tërmeti në Turqi

24 August 2025, 21:05Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Foto ilustruese

Lëkundje të forta tërmeti janë regjistruar këtë mbrëmje në Turqinë perëndimore.

Sipas të dhënave paraprake, tërmeti ka qenë me magnitudë 4.9 dhe në një thellësi prej 15 kilometrash, rreth 50 kilometra larg qytetit Balikesir me një popullsi prej 200 mijë banorë.

Paraprakisht nuk raportohet për dëme, por lëkundjet kanë krijuar panik te banorët.

Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Epiqendra e tërmetit

Video