"Jo trupa amerikane në Ukrainë", JD Vance: Rusia ka bërë disa lëshime për Trump

24 August 2025, 18:04Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

"Jo trupa amerikane në Ukrainë", JD Vance: Rusia ka

Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance ka ripërsëritur se SHBA nuk do të dërgojë trupa ushtarake në Ukrainë, pavarësisht mbështetjes që i jep Kievit.

“Presidenti ka qenë i qartë. Nuk do të ketë trupa amerikane në Ukrainë, por ne do të vazhdojmë të luajmë një rol aktiv në sigurimin që Kievi të ketë garancitë e sigurisë dhe besimin e nevojshëm për t’i dhënë fund luftës dhe që Rusia të mund ta ndalojë luftën”, përsëriti zëvendëspresidenti i SHBA-së J.D. Vance.

Ndërkohë, Vance tha se Rusia ka bërë “lëshime të rëndësishme” në lidhje me Ukrainën. “Mendoj se Putin i ka bërë lëshime të rëndësishme Donald Trump për herë të parë në tre vjet e gjysmë”, theksoi Vance, duke shtuar se Rusia është “shumë fleksibile në disa nga kërkesat e saj themelore”.


Video