Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
"X" (ish Twitter) po përjeton probleme të mëdha për herë të tretë gjatë ditës, teksa përdoruesit që raportojnë probleme të vazhdueshme.
Sakaq, grupi i hakerëve "Dark Storm Team" thuhet se ka marrë përgjegjësinë për një sulm DDoS në platformë, sipas një postimi publik në Telegram.
Sulmi i llojit "DDoS" është një sulm për të prishur trafikun normal të një serveri, shërbimi ose rrjeti të targetuar duke e tejmbushur objektivin ose infrastrukturën përreth tij me një vërshim të madh trafiku, çka sjell daljen e serverave jashtë funksionit.
Më herët, Elon Musk tha se ishte në dijeni të një sulmi masiv të koordinuar, pas të cilit mund të qëndronte edhe ndonjë shtet.