Kina reagon ashpër ndaj sulmit të SHBA në Venezuelë: Kapja e Maduros, akt agresioni

3 January 2026, 20:02Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kina reagon ashpër ndaj sulmit të SHBA në Venezuelë: Kapja e
Maduro dhe presidenti kinez, Xi

Sulmet amerikane në Venezuelë kanë ngritur shqetësime në arenën ndërkombëtare.

Kina, përmes një deklarate të bërë nga Ministria e Jashtme, ka dënuar sulmet e Shteteve të Bashkuara në Venezuelë.

Kina dënon fuqimisht atë që ajo e cilëson si përdorim flagrant të forcës në SHBA-të kundër një shteti sovran.

“Kina është thellësisht e tronditur dhe dënon fuqimisht përdorimin flagrant të forcës nga SHBA-të kundër një shteti sovran dhe veprimet kundër presidentit të tij (Nicolás Maduro)”, tha zëdhënësi i ministrisë në një postim në rrjeton social ‘X’.

“Akte të tilla hegjemonike të SHBA-së shkelin rëndë të drejtën ndërkombëtare dhe sovranitetin e Venezuelës dhe kërcënojnë paqen dhe sigurinë në Amerikën Latine dhe rajonin e Karaibeve. Kina e kundërshton me vendosmëri këtë. Ne i bëjmë thirrje SHBA-së të respektojë të drejtën ndërkombëtare dhe qëllimet e parimet e Kartës së OKB-së, dhe të ndalojë shkeljen e sovranitetit dhe sigurisë së vendeve të tjera”, shtoi ai më tej.

Edhe ministria e Jashtme e Francës, ka reaguar ashpër: “Heqja e Maduros nga pushteti dhe shkelja e sovranitetit përbëjnë një akt serioz agresioni kundër dinjitetit të popullit venezuelian dhe të drejtës së tyre për të përcaktuar të ardhmen e vet.

Arrestimi i Maduros shkel parimin e mos‑përdorimit të forcës sipas së drejtës ndërkombëtare.

Asnjë zgjidhje politike e qëndrueshme nuk mund t’i imponohet Venezuelës nga jashtë; vetëm populli venezuelian mund të vendosë për të ardhmen e tij.”


Video