Kaos dhe dhunë në Serbi, u vihet zjarri zyrave të partisë së Vuçiçit

16 August 2025, 21:57Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kaos dhe dhunë në Serbi, u vihet zjarri zyrave të partisë

Protesta të dhunshme edhe mbrëmjen e sotme në disa qytete në serbi.

Grupi i protestuesve kanë shkuar në Valjevo ku kanë qëlluar me gurë dhe më pas i kanë vënë zjarrin selisë së partisë SNS të Aleksandar Vuçiç.

Xhamat u thyen edhe në katin e parë të ndërtesës.

Qytetarët që protestojnë sonte në Beogradin e Ri kanë arritur në rrugën Palmira Togliati, ku ndodhet selia e Partisë Progresive Serbe. Kordone policie me veshje të rënda me mburoja dhe helmeta u vendosën aty pranë, siç raporton Nova.rs.

Pikat e nisjes së protestave në Beograd ishin rrethrrotullimi pranë komunës së Beogradit të Ri dhe Sheshi Aviator në Zemun.

Siç raportohet nga N1 Serbia, pjesëmarrësit e protestës në Leskovac iu afruan ambienteve të SNS-së, por përpara kishte një kordon që nuk lejonte kalimin. Ata thonë se do të presin zyrtarët e SNS-së, të cilët pretendojnë se janë në ato ambiente.


Video