Kanadaja do rihap ambasadën e saj në Kiev

9 May 2022, 07:53Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kanadaja do rihap ambasadën e saj në Kiev

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Kiev të dielën, kryeministri kanadez Justin Trudeau njoftoi rihapjen e ambasadës kanadeze në Kiev.

Trudeau gjithashtu njoftoi se do të jepet më shumë ndihmë ushtarake për Ukrainën, duke përfshirë kamerat e dronëve, imazhet satelitore, armët e vogla, municionet dhe financimin për operacionet e çminimit.

Kryeministri kanadez tha se Kanadaja do të heqë tarifat tregtare për të gjitha importet ukrainase që vijnë në Kanada për vitin e ardhshëm.

“Është e qartë se Vladmir Putin është përgjegjës për krimet e tmerrshme të luftës dhe duhet të ketë përgjegjësi”, tha Trudeau. 

Komentet e Trudeau erdhën gjatë një vizite të papritur të fundjavës në Ukrainë të njoftuar nga zyra e tij të dielën në mëngjes.

 


Video