Një ngjarje e paprecedent ka ndodhur në një televizion rus, ku ligjvënësi ka kërcënuar një gazetar gjerman i cili raportonte në Ukrainë. Sipas mediave të huaja, lideri i partisë pro Putin, “Rodina” ka humbur qetësinë teksa ishte i ftuar në një televizion, ka kërcënuar me jetë gazetarin e BILD, Bjorn Stritzel.
Ka qenë gazetarja Julia Davis e cila ka publikuar në Twitter, videon ku shfaqet Zhuravlyov teksa kërcënon reporterin gjerman. “Nuk më intereson, dua t’i them këtij nazisti: K****, do të vijmë të gjithë t’ju vrasim të gjithëve,” tha ai.
Megjithatë, komentet e tij u hodhën poshtë nga prezantuesi i televizionit shtetëror rus, Yevgeny Popov, i cili ‘e qortoi’ atë për kërcënimin e njerëzve.
“Këta janë gazetarë. Këta janë propagandistë, por të mos jemi të tillë. Të mos vrasim askënd”, tha ai.
Prapëseprapë, Zhuravlyov tha se ai mund të “mbante më pak” kërcënimin e gazetarëve me vdekje, edhe pse konsiderohet shkelje e ligjit ndërkombëtar humanitar të synosh dhe vrasësh gazetarët, të cilët zakonisht konsiderohen civilë.
How do you negotiate with this? https://t.co/u6vGMT3CpX pic.twitter.com/Iyb4futy5k
— Patrick Clarkin, PhD (@Patrick_Clarkin) August 8, 2022