Izraeli “zhduket” si shtet nga hartat digjitale kineze

30 October 2023, 20:18Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Izraeli “zhduket” si shtet nga hartat digjitale kineze
Presidenti kinez Xi Jinping dhe ai palestinez Mahmoud Abbas

Platformat e mëdha të hartave digjitale në Kinë kanë hequr shtetin e Izraelit nga territoret në rajonin e Lindjes së Mesme.

Në rrjetet sociale raportohet se platforma si Baidu dhe Alibaba e kanë hequr emrin e shtetit të Izraelit nga hartat e tyre.

Kina ka treguar hapur se qëndron pranë kauzës palestine, një qëndrim që e ka mbajtur prej kohës së Mao Ce Dunit, një politikë që ekspertët e quajnë si “neutraliteti anti-perëndimor”, një politikë që nuk dënon shtetet apo forcat që minojnë demokracinë perëndimore.

Izraeli “zhduket” si shtet nga hartat digjitale kineze
Harta kineze pa emrin e Izraelit

Video