Izraeli zgjeron pushtimin tokësor në Gaza, goditen 600 objektiva të Hamasit

30 October 2023, 08:32Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Izraeli zgjeron pushtimin tokësor në Gaza, goditen 600 objektiva
Lufta në Gaza

Ushtria izraelite thotë se ka ndërmarrë një sulm më të rëndë në Gaza, duke njoftuar një zgjerim të pushtimit tokësor. Forcat e Mbrojtjes së Izraelit njoftuar se kanë goditur 600 objektiva të Hamasit të dielën.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mbajë një takim urgjent për krizën humanitare pas zgjerimit të operacionit tokësor të Izraelit në territorin palestinez gjatë fundjavës. Të shtunën, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres shprehu keqardhjen që Izraeli kishte intensifikuar operacionet ushtarake.

33 kamionë me ndihma hynë në Gaza të dielën, në dërgesën më të madhe që kur u lejuan të rifillonin furnizimet. Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) tha se 33 kamionë që transportonin ujë, ushqim dhe furnizime mjekësore kishin kaluar nëpër pikën kufitare Rafah me Egjiptin. 

Kombet e Bashkuara paralajmëruan të dielën se "rendi civil po fillon të prishet" në Gaza, pasi mijëra palestinezë plaçkitën depot me ndihma humanitare si pasojë e situatës së përkeqësuar nga luftimet.

Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan, ka thënë se rreziku i përhapjes së konfliktit është i lartë ndërsa Hamasi ka raportuar për mbi 8 mijë viktima në Gaza deri tani.


Video