Izraeli gati tërheqjen e trupave nga Gaza, do lirohen 2,000 të burgosur palestinezë

9 Tetor 2025, 13:58Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gaza

Ushtria izraelite tha këtë të enjten se po përgatitet të tërheq trupat ushtarak nga Gaza, pasi Izraeli dhe Hamasi ranë dakord për një marrëveshje armëpushimi për të liruar pengjet e mbetura.

Kanë filluar përgatitjet operacionale përpara zbatimit të marrëveshjes, ka raportuar The Gurdian.

Si pjesë e këtij procesi, janë duke u zhvilluar përgatitjet për një protokoll luftimi, i cili do të kaloj së shpejti në linjat e përshtatura të vendosjes në zbatim.

Sipas raportimeve, Hamasi do të lirojë 20 pengje të gjalla si pjesë e fazës së parë të marrëveshjes.

Nërkohë, Izraeli do të lirojë gati 2,000 të burgosur palestinezë, 250 prej tyre që vuajnë dënime me burgim të përjetshëm dhe 1,700 të tjerë të ndaluar që nga fillimi i luftës, tha një zyrtar i lartë i Hamasit.

Zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu tha se marrëveshja për të siguruar lirimin e pengjeve do të hyjë në fuqi vetëm pasi të marrë miratimin e kabinetit.

“Numërimi mbrapsht prej 72 orësh do të fillojë vetëm pasi marrëveshja të miratohet në mbledhjen e kabinetit, e cila pritet në orët e mbrëmjes”, është shprehur zyra e kryeministrit.


Video