Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka rezultuar pozitiv në testin e kryer sot për koronavirusin e ri (COVID-19), raporton media greke.
Zëdhënësi i Qeverisë së Greqisë, Yiannis Oikonomou, në një konferencë të zakonshme javore për shtyp, ka konfirmuar se Mitsotakis ka rezultuar pozitiv në testin për COVID-19 dhe se kryeministri grek do të punojë nga shtëpia gjatë periudhës së karantinës.
Edhe Mitsotakis në një postim në rrjetet sociale, ka tërhequr vëmendjen mbi rëndësinë e aplikimit të dozës së tretë të vaksinës për kalimin lehtësisht të sëmundjes.
"Jam i sigurt se çdo gjë do të jetë në rrugën e duhur dhe shumë shpejt do të jem në zyrën time", ka theksuar Mitsotakis.