Incident i rëndë në Mynih, sulmohet me armë konsullata izraelite

5 Shtator 2024, 11:41Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Policia gjermane hapi zjarr ndaj një personi të dyshuar, që qëndronte i armatosur pranë konsullatës izraelite në qytetin jugor të Mynihut.

I dyshuari u qëllua për vdekje nga efektivët, që më pas rrethuan zonën.

Sipas autoriteteve, nuk ka të dhëna për të dyshuar të tjerë, ndërkohë që i bënë thirrje njerëzve të shmagin zonën Karolinenplatz, ku ndodhi ngjarja, por edhe Briennerstrasse, që ndodhet pranë Karolinenplatz. Po ashtu, zyrtarët, i bënë thirrje publikut që të mos postojë imazhe të incidentit në rrjetet sociale.

Qendra e dokumentacionit të Mynihut për historinë e nacional-socializmit u hap nëntë vjet më parë në vendin e ish-selisë së partisë naziste ose “Shtëpia Kaf”.

Pas të shtënave, policia vendosi të rrisë sigurinë në sinagogën kryesore të Mynihut, raporton BBC.

Incidenti ndodhi 52 vjet pas sulmit të vitit 1972 ndaj atletëve izraelitë nga persona të armatosur nga grupi militant palestinez “Black September”, ku njëmbëdhjetë atletë dhe një oficer policie u vranë.


Video