“Iani” i tmerrshëm, Biden: Mund të jetë uragani më vdekjeprurës në historinë e Florida-s

29 Shtator 2022, 23:10Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Uragani “Ian”

Uragani “Ian” ka lënë pas shkatërrime të mëdha në Floridan e goditur një ditë më parë, ndërsa bëhet gati për të goditur tashmë edhe Karolinën e Jugut.

Presidenti amerikan, Joe Biden tha se Ian mund të bëhet stuhia më vdekjeprurëse në historinë e Florida-s.

Deri tani, ende nuk ka një konfirmim për numrin e personave që kanë humbur jetën, por autoritetet kanë frikë se me qindra mund të kenë vdekur.

Me fuqi katastrofike, uragani Ian preku tokën në shtetin e Floridas pasditen e së martës, duke sjellë me vete erëra deri në 240 km në orë dhe vërshime të rrezikshme uji që përmbytën komunitete. Ai u përplas në shtetin e diellit si një stuhi e kategorisë së katërt duke e kthyer shpejt territorin e sheshtë dhe në nivel të ulët, në skenë shkatërrimi.

Erërat ulëritëse të Ian, që e bënë atë një prej stuhive më të forta që kanë goditur Shtetet e Bashkuara, u zbutën në mënyrë të konsiderueshme gjatë natës. 8 orë pas mbërritjes Ian u zhvlerësua në stuhitë e kategorisë së parë, me erëra deri në 150 km në orë. E megjithatë uragani i shtrirë dhe me lëvizje të ngadaltë, vijoi të lëshojë reshje të dhunshme që përmbytën, rrugë, automjete e banesa.

Video