Kujtoi se bashkëshorti ishte në gjumë/ Gruaja tronditet kur sheh se ai kishte vdekur gjatë fluturimit me avion!

29 September 2022, 22:44Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kujtoi se bashkëshorti ishte në gjumë/ Gruaja tronditet kur sheh
Ilustrim

Një britanik ka humbur jetën gjatë një fluturimi për në Qipro, ndërsa gruaja e tij mendonte se ishte në gjumë.

Turisti 63-vjeçar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, mësohet se ka humbur ndjenjat duke bërë që gruaja e tij të kujtonte fillimisht se ishte në gjumë, por më pas lajmëroi ekuipazhin.

Avioni ishte nisur për në qytetin jugperëndimor të Paphos, ku u dërgua me urgjencë në spitalin e përgjithshëm, por ai nuk e rifitoi kurrë vetëdijen.

Britaniku u dërgua për trajtim mjekësor në orën 23:00 me orën lokale dje, por mjekët e konstatuan vdekjen e tij pas mbërritjes.


Video