I rrëmbyen dhe i bënë copa-copa, si u vra bosi rus i kriptomonedhave dhe bashkëshortja e tij në Dubai

12 Nëntor 2025, 20:10Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Roman Novak dhe Anna

Çifti rus Roman Novak dhe bashkëshortja e tij Anna u rrëmbyen dhe u copëtuan dhe më pas u varrosën në shkretëtirën e Emirateve të Bashkuara Arabe nga një bandë që kërkonte të merrte një “thesar” kriptomonedhash.

Lajmi fillimisht u raportua nga faqja ruse e lajmeve Fontanka, sipas të cilës, Roman Novak, një shtetas rus që kishte mbledhur 500 milionë dollarë përmes një aplikacioni mashtrues të kriptomonedhave dhe më pas ishte arratisur me paratë e investitorëve, është vrarë dhe copëtuar bashkë me bashkëshorten e tij Anna, pasi rrëmbyesit e zemëruar zbuluan se portofoli i tij i kriptomonedhave ishte bosh.

Çifti kishte më shumë se një muaj që rezultonte i zhdukur. Ata u panë për herë të fundit më 2 tetor, pasi u joshën në një resort malor jashtë Dubait nga kriminelë që hiqeshin si investitorë të mundshëm.

Shoferi i tyre i kishte shoqëruar pranë një vendi turistik, ku më pas do të merrnin një tjetër makinë për një udhëtim të supozuar. Pas kësaj, kontaktet me ta u ndërprenë, përveç një mesazhi ku Novak pretendonte se ishte bllokuar diku pranë kufirit me Omanin dhe kishte nevojë urgjente për një shumë të madhe parash. Më pas, heshtje totale.

I rrëmbyen dhe i bënë copa-copa, si u vra bosi rus i

Hetimet zbuluan lëvizjet e telefonit të tyre në zona të ndryshme: rajoni i Hatta-s, territori i Omanit dhe qyteti Cape Town. Dyshohet se telefoni ishte në duart e vrasësve, të cilët përpiqeshin të çorientonin hetuesit.

Çifti besohet se ishin joshur në një vilë në qytetin Hatta, ata u mbajtën peng ndërsa rrëmbyesit kërkuan fjalëkalimin e portofolit të kriptomonedhave të Novak. Kur zbuluan se portofoli ishte bosh, kriminelët dyshohet se i vranë dhe i copëtuan trupat e tyre, duke i shpërndarë pjesët në kosha mbeturinash pranë një qendre tregtare.

Misteri u zgjidh me gjetjen e mbetjeve trupore dhe arrestimin e të dyshuarve në Rusi. Mes tyre ishin dy ish-ushtarë të luftës në Ukrainë dhe një ish-polic që ishte kthyer në trafikant droge.

I rrëmbyen dhe i bënë copa-copa, si u vra bosi rus i

Fundi i një historie mashtrimesh që i kushtoi jetën

Vrasja duket se ishte fundi i një historie të ndërlikuar. Novak kishte bindur shumë njerëz në Azi dhe Lindjen e Mesme të investonin në një projekt kriptomonedhash, që rezultoi të ishte mashtrim. Ai ishte nën hetim për këtë çështje, e cila nxori në pah rolin e tij si manipulues, me precedent mashtrimesh ku pretendonte lidhje me sheikë dhe miliarderë.

I rrëmbyen dhe i bënë copa-copa, si u vra bosi rus i

Novak ishte një nga shumë personazhet që përdorin Dubain si bazë për skemat e tyre mashtruese, duke ekspozuar pasurinë e tij, të vërtetë apo të rremë, në rrjetet sociale. Novak dhe bashkëshortja e tij ekspozonin në Dubai foto me makina të shpejta dhe avionë privatë. Siç shkruan NYP, ata postonin shpesh foto me një Rolls-Royce dhe një makinë klasike britanike Cobra me vlerë totale 1.9 milionë dollarë, si dhe udhëtime në Disneyland dhe vende të tjera turistike.

I rrëmbyen dhe i bënë copa-copa, si u vra bosi rus i

Tetë persona janë arrestuar në lidhje me zhdukjen dhe vrasjen e çiftit, përfshirë ish-investitorë të mashtruar nga Novak dhe një ish-punonjës të Ministrisë së Brendshme të Vladimir Putin.

I rrëmbyen dhe i bënë copa-copa, si u vra bosi rus i

Tre persona dyshohet se kryen vrasjen, ndërsa katër të tjerë akuzohen për pjesëmarrje në planifikimin e saj, përmes blerjes së thikave që mendohet se janë përdorur në krim. Roli i të tetit nuk është zbuluar ende.



Video