Një statujë e vjetër romake e Herkulit është zbuluar gjatë riparimeve në sistemin e ujërave të zeza në një park në Romë.
Statuja, e cila i përket periudhës perandorake romake (27– 476 p.e.s ), doli nga toka në miljen e dytë përgjatë një rruge të lashtë e të famshme, Appia.
Parku i Appia Antica shkroi në Facebook se zona “kishte ruajtur një surprizë të madhe për ne, një statujë me përmasa njerëzore, e cila bazuar në kopaçen dhe gëzofin e luanit mbi kokë, mund të identifikohet si një figurë që përfaqëson Herkulin”.
Zbulimi u bë gjatë riparimeve në tubacionet e shembura të ujërave të zeza, të cilat kishin shkaktuar çarje dhe rrëshqitje dheu. Gërmimet arritën një thellësi prej 20 metrash dhe siç ndodh zakonisht në Romë, vijuan në prezencën e arkeologëve.